Izraeli avancon në operacionin tokësor në Liban, IDF jep urdhrin për evakuimin e plotë të banorëve
Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit.
Banorët e Teheranit kanë përshkruar momentet e tmerreit, teksa raketate dronët kalojnë mbi kokat e tyre. Një 30-vjeçar tregon se shpërthimet vazhdojnë të dëgjohen pa pushim. “Ende i dëgjoj shpërthimet. Nuk jam i sigurt nëse më jehojnë në vesh apo po ndodhin ende. Jam i lodhur”, shprehet ai.
Një tjetër banor, thotë se ka numëruar rreth 30 shpërthime vetëm gjatë së martës. “Po përkeqësohet çdo ditë. Sot shtëpia ime u mbush me tym. Cili do të jetë fundi i kësaj? Kur do të mbarojë? Dua vetëm begati dhe paqe për të gjithë ne”, thotë ai.
Banorët shprehen të frikësuar se objektivat e mundshme mund të ndodhen pranë zonave të banuara.
“Është e frikshme. Vërtet e frikshme. Nuk e di cilët zyrtarë jetojnë afër. Shpresoj të mos na kthehet kundër nesh dhe jetës sonë për shkak të tyre”, përfundon një tjetër iranian.
Ndërsa sulmet vazhdojnë, qytetarët e Teheranit përballen me netë të gjata ankthi dhe pasigurie për atë që mund të sjellin ditët në vijim.
Top Channel