LIVE/ Irani lëshon raketë drejt Turqisë, CIA po armatos forcat e saj kundër Teheranit, Izraeli: Raketat e tyre kapin gjithë Ballkanin. 140 iranianë të zhdukur pas fundosjes së anijes
Brazili ka miratuar një kuadër të ri rregullash që ndalon përdorimin e Inteligjencës Artificiale (IA) dy ditë para dhe një ditë pas zgjedhjeve, me qëllim parandalimin e dezinformimit dhe mbrojtjen e integritetit të votës.
Vendimi u mor nga Nënkryetari i Tribunalit Suprem Zgjedhor (TSE), Nunes Marques, i cili theksoi se kufizimet janë të rrepta për të parandaluar “bomba informacioni” dhe manipulimin e përmbajtjes në minutën e fundit.
Sipas rregullave të reja, ndalohet jo vetëm prodhimi, por edhe ribotimi i përmbajtjeve të modifikuara nga IA që ndryshojnë imazhin, zërin ose deklaratat e kandidatëve apo figurave publike. Mediat sociale janë të detyruara të heqin përmbajtjen që tashmë është objekt i një vendimi gjyqësor, pa pasur nevojë për një vendim të ri për secilin postim identik.
Kuadri i ri gjithashtu ndalon përdorimin e IA-së për të krijuar përmbajtje seksuale që përfshin kandidatët, duke i dhënë përparësi mbrojtjes së dinjitetit të grave në politikë. Sistemet e rekomandimit dhe chatbot-et nuk do të mund të promovojnë partitë ose kandidatët në algoritmet e kërkimit, për të parandaluar ndërhyrjen artificiale në formimin e votës.
Jashtë periudhës së ndalimit, përdorimi i IA-së lejohet me etiketim të qartë, dhe kandidatët duhet të informojnë votuesit për çdo ndryshim të bërë me ndihmën e teknologjisë. Platformat duhet gjithashtu të kenë plane për të parandaluar rreziqet që mund të kompromentojnë procesin zgjedhor dhe të garantojnë pajtueshmërinë me rregullat e reja.
Zgjedhjet presidenciale të Brazilit janë të planifikuara për tetor, me raundin e parë më 4 dhe raundin e dytë më 25. Ky vendim vendos Brazili në ballë të iniciativave për të garantuar një proces zgjedhor transparent dhe të mbrojtur nga dezinformimi dixhital.
Top Channel