Zbulohet një apartament i kthyer në “shtëpi publike” në Tiranë, arrestohen dy vietnameze
02/03/2026 11:34
Një apartament i marrë me qira për të ushtruar prositucion është zbuluar në Tiranë.
Policia njofton se gjatë operacionit u arrestuan shtetaset vietnameze, Th. A., 51 vjeçe dhe Th. P., 33 vjeçe.
Ato dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Naim Frashëri”. Nga verifikimet rezultoi se bisedat për kryerjen e kësaj veprimtarie, kryheshin në rrjete sociale.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel