Viti 2026 vijon të mbetet pesimistë për shumë sektor të ekonomisë në vend. Treguesi i besimit në ekonomi në raportin e tij për shkurtin tregon se për të dytin muaj radhazi, ekonomia shqiptare nuk shfaq pritshmëri pozitive në shumë sektor të saj.
Ndërtimi ka pësuar dhe goditjen më të fortë të besimit në muajin që lamë pas duke rënë me 6.5 pikë përqindje në shkurt. Rënia u ndikua si nga vlerësimet për aktivitetin ndërtues gjatë muajve të fundit, ashtu edhe nga porositë aktuale. Ndonëse me rënie përsëri ky besim qëndron mbi mesataren afatgjatë, një tregues se sektori operon në pozitivitet por me sinjale ngadalësimi.
Rënien më të theksuar pas ndërtimit e ka shfaqur dhe sektori tregtisë me 3.6% ndikuar nga ecuria e bizneseve dhe pritshmëritë e tyre për punësimin. Në të njëjtën linjë vijon dhe treguesi i besimit në shërbime. Një sektor që performancën më të lartë e ka gjatë sezoneve, u tkurrr me 1.9%.
I vetmi sektor që ka shfaqur shenja optimizmi është ai i industrisë. Teksa performanca e sektorit ndër vite ka shfaqur rënie si pasojë e kontratave porositëse, zhvlerësimit të valutave dhe mungesës së fuqisë punëtore, 2026 vijojnë me grimca shprese.
Janë konsumatorët ata të cilët përballë një situatë të tillë nuk kanë shfaqur një rritje të besimit por kanë ulur disi pritjet për gjendjen e tyre financiare personale në të ardhme.
Në një ekonomi më pesimiste, vërehet fakti se pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve dhe për papunësinë në 12 muajt e ardhshëm ecin në kahun e kundërt me rishikime në rënie duke shfaqur një panorama për inflacionin dhe tregun e punës.
Top Channel