LIVE/ Trump: Arritëm marrëveshje 15-pikëshe me Iranin, nuk ka më armë bërthamore! Bie nafta, sulmet kundër objekteve energjetike ndalen për pesë ditë. Teherani: Lajme të rreme 23/03 22:57
Re tymi janë parë duke u ngritur mbi Kuvajt, pas raportimeve për një sulm të mundshëm pranë ambasadës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë vend.
Pamjet e fundit tregojnë shtëllunga tymi mbi zonën urbane, ndërsa Ambasada Amerikane në Kuvajt ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë, duke u kërkuar të mos paraqiten në ambientet e saj dhe të strehohen në shtëpi deri në një njoftim të dytë.

Një person u raportua i vrarë në Kuvajt një ditë më parë, ndërsa Irani nisi sulme ajrore në disa pjesë të Lindjes së Mesme.
Kuvajti, një aleat i SHBA-së që strehon gjithashtu një bazë ushtarake amerikane, deklaroi se ka kapur raketa të lëshuara në drejtim të territorit të tij.
Top Channel