Resorti në Rrjoll/ Ishin në kërkim për sulm ndaj punëtorëve të kompanisë, dorëzohen 11 persona

02/03/2026 11:52

11 banorë të fshatit Rrjoll, të shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se sulmuan punëtorët e kompanisë që po ndërton resortin, janë vetëdorëzuar ne polici.

Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit, tre të tjerë janë arrestuar, ndërsa janë proceduar penalisht shtatë të tjerë.

Avokati mbrojtës Ndue Pjetra thotë se të dhunuarit në këtë rast janë banorët, teksa theksoi se protesta është e drejtë kushtetuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB