Edi Ramës i kanë mjaftuar 30 minuta për të konsultuar me anëtarët e kryesisë disa çështje të brendshme organizative, përfshi edhe të qënurit të përgatitur për çdo pasojë të mundshme ekonomike nga konflikti në lindjen e mesme.

Natyrshëm vala e shqetësimit pas sulmeve të Iranit në vendet e gjirit përfshiu edhe mbledhjen e kryesisë të partisë qeverisëse të vendit tonë.

Burime nga kjo mbledhje i thanë Top Channel se kryesocialisti Edi Rama ka deklaruar se “duhet të jemi të përgatitur për çdo pasojë ekonomike që mund të prodhojë lufta në Lindjen e Mesme”.

Më tej gjatë mbledhjes të kryesisë Edi Rama ka folur për nevojën e shtrirjes të dialogun me bazën duke u përqendrohemi në bashki të caktuara.

Kjo sipas tij në forcimin e bashkëpunimit me bazën socialiste që do të zhvillohet gjatë këtij muaji në formën e një turi që do të udhëhiqet, prej vetë kryesicialistit Edi Rama.

I pari socialistëve ka kërkuar që ky tur mundësisht të shtrihet edhe në diasporë.

Ndërkohë ka paralajmëruar edhe nisjen në qershor të një procesi zgjedhor brenda Partisë Socialiste për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve të partisë në të gjitha bashkitë e vendit.

Në përfundim të mbledhjes Rama la selinë rozë duke bashkëbiseduar me Benet Becin drejtuesin politik të qarkut Shkodër.

Për herë të parë pas largimit nga drejtimi ministrisë së punëve të jashtme u pa në publik Elisa Spiropali.

Ndërsa Toni Gogu ministri i ri i drejtësisë doli nga mbledhja duke u këshilluar, me Ulsi Manjën, ish numrin një të drejtësisë në kabinetin Rama 3.

 

 

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se kjo mbledhje lidhet me përmbushjen e një pike të statutit të PS.

Sipas statutit çdo ndryshim në kabinetin qeverisës duhet ti paraqitet kryesisë.

Nuk përjashtohet mundësia edhe e diskutimit me kryesinë e një turi të vetë Edi Ramën nëpër qytete të vendit me bazën socialiste.

Në mbledhjen e fundit të enjten me grupin parlamentar të PS , kreu i qeverisë deklaroi: “Të përqendrohemi te fokusi, tek punët tona. Propozoj që marsin dhe nëntorin t’i bëjmë dy muaj të familjes sonë të PS-së, që të rikthehemi aty ku e kemi burimin e fuqisë, për të hapur një odë dialogu me anëtarët e simpatizantët tanë për gjithçka që ne duam të ndajmë me ta dhe gjithçka ata duan të ndajnë me ne”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB