“Jam shumë i zhgënjyer nga ai”/ Pas deklaratës së Trump, reagon Starmer: Nuk besojmë se regjimi mund të ndryshojë nga ajri
Katari njoftoi se forcat e tij ajrore kanë rrëzuar me sukses dy avionë luftarakë iranianë, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të përshkallëzohen pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iran dhe kundërpërgjigjes së Teheranit.
Ministria e Mbrojtjes e Katarit bëri të ditur përmes një deklarate se janë rrëzuar dy avionë tip SU-24 të Iranit. Sipas autoriteteve, janë ndaluar gjithashtu shtatë raketa balistike dhe pesë dronë të lëshuar nga Irani drejt territorit të Katarit.
“Kërcënimi u trajtua menjëherë sapo u identifikua, në përputhje me planin operacional. Të gjitha raketat u rrëzuan para se të arrinin objektivat e tyre”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas mediave Katari dënoi ashpër Iranin për atë që e cilësoi si “shënjestrim të papërgjegjshëm dhe të pamatur” të territorit të tij, në kuadër të reagimit iranian ndaj sulmeve amerikano-izraelite, të cilat sipas raportimeve kanë lënë qindra të vrarë në Iran.
Gjatë ditëve të fundit, Irani ka ndërmarrë një seri sulmesh hakmarrëse ndaj objektivave në Katar, Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe vende të tjera të rajonit, duke rritur frikën për një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit në të gjithë Lindjen e Mesme.
Top Channel