Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit
Është vënë në pranga pronari i një parukerie, dhe është proceduar penalisht bashkëshortja e tij, pasi nuk iu dhanë pagat punonjësve.
Në total shuma përllogaritet në 20250 euro, ndërsa dyshohet se pajisjet me të cilat kryhej aktiviteti në subjekt ishin të kontrabanduara.
Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi Besmir Aliko, 41 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen me iniciale K. B., 38 vjeçe. Kallëzimi u bë nga pesë shtetase, të cilat nuk janë paguar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Top Channel