Rama mbledh kryesinë nesër në orën 9:00, çfarë pritet të diskutohet Ditën kur Kuvendi të shqyrtojë mandatin apo imunitetin e Ballukut, PD do të thërrasë protestën e radhës. Njoftimin e bëri kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi.
“Dua që përmes kësaj konference për shtyp të njoftoj se ditën kur Kuvendi të shqyrtojë mandatin apo imunitetin e Ballukut, PD do të thërrasë në protestë qytetarët para selisë së Kuvendit.
Nëse shkon skenari i refuzimit të kërkesës së SPAK-ut, qytetarët do ta trajtojnë Kuvendin si bunker ku janë strehuar të korruptuarit, i cili do të duhet edhe të shembet. Ditën kur Kuvendi shqyrton kërkesën për mandatin, qytetarët janë të ftuar në protestë para selisë së Kuvendit. Që nga ai moment, nëse mbahet qëndrim pro Ballukut, ai institucion do të quhet bunker i të korruptuarve”-tha Bardhi.
Lajmi në përditësim…
Top Channel