Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit, një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare
Me tone të qeta ka nisur dhe vijon seanca plenare e kësaj të hëne pasdite, e para pas protestës së opozitës ku iu vu flaka vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.
Deputetët e mazhorancës dhe opozitës kanë marrë me radhë fjalën në Kuvend, ku janë ndalur në problematikat e evidentuara prej tyre në zonat që përfaqësojnë.
Nga kampi rozë, humori duhet i mirë, teksa aparati fotografik i LSA ka kapur momente batutash në ulëset e deputetëve të PS. Ulsi Manja ka shkëmbyer biseda me Braçen, që nga lentet e aparatit duken mjaft miqësore.
Nga kampi blu, Tritan Shehu dhe Luan Baçi shfaqen të fokusuar në diskutime, teksa qëndrojnë pranë në ulëse, e po ashtu me tone të qeta janë shfaqur edhe deputetët e tjerë demokratë.
Ndërkohë në seancë nuk janë të pranishëm as Edi Rama dhe as Sali Berisha, për t’ua kaluar ‘stafetën’ deputetëve të partive të tyre.
Top Channel