Akuzohet për shpërdorim detyre, dëshmia e kryebashkiakut të Tropojës në GJKKO: Në 35 vite punë, s’kam marrë asnjë vërejte

02/03/2026 11:30

Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhë Byberi dhe zv.kryetari Abedin Kërnaja nuk kanë bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar në seancën paraprake në GJKKO.

Kreu i bashkisë së Tropojës u shpreh se nuk është i dënuar me parë dhe nuk ka marrë asnjë vërejtje në 35 vite punë.

Byberi dhe zv.kryetari i bashkisë Tropojë akuzohen për shpërdorim detyrë.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Bashkia e Tropojës, si institucioni që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, nuk ka zbatuar ligjin për hapjen e rrugëve.

Hetimet kanë zbuluar se kryebashkiaku Rexhë Byberi, në bashkëpunim me nënkryetarin Kërrnaja, kanë lejuar hapjen e rrugëve të reja në kundërshtim me ligjin, duke shkaktuar një dëm në vlerën e rreth 280 milionë lekëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB