Transmetuesi shtetëror i Iranit: Jemi nën shënjestër për t’u sulmuar

01/03/2026 20:22

Zyrat e transmetuesit shtetëror të Iranit, IRIB, në qendër të Teheranit, u shënjestruan gjatë një sulmi të dielën, sipas raportimeve nga organizata dhe agjencitë lokale.

Në një video të shpërndarë në mediat sociale, një prezantues i IRIB konfirmoi sulmin dhe tha se transmetimi do të vazhdonte. “Personeli ynë po vlerëson dëmet e mundshme”, theksoi ai.

Agjencia e lajmeve Tasnim, e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, raportoi se ndërtesat e Channel 2 IRIB ishin objektivi kryesor i sulmit.

Nuk ka informacionet e deritanishme nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet mbi incidentin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB