Top Channel në frontin e luftës/ Një raketë balistike goditi një banesë në afërsi të Jerusalemit

01/03/2026 14:19

Korrespondenti i Top Channel Artur Bibe, së bashku me ekipin kanë mbërritur në Tel-Aviv, aty ku është hapur një front i ri luftë pas kundërpërgjigjeve të Iranit.

Tetë të vdekur raportohen nga sulmi iranian në Beit Shemesh, në afërsi të Jeruzalemit si dhe 27 të plagosur.

Një raketë balistike goditi një banesë, raporton gazetari, i cili sjell pamje ekskluzive nga fronti, ku thuajse çdo 10-15 minuta dëgjohen sirena që paralajmërojnë qytetarët.

Irani ndërmori kundër sulme ndaj Izraelit, pasi një ditë më parë në koordinim me SHBA, Izraeli nisi sulmin ndaj Teheranit, ku mbeti i vrarë mes qindra të tjerëve edhe lideri suprem Khamenei.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB