Rama reagon për sulmet e Iranit drejt Emirateve të Bashkuara Arabe: Synimi i një oaze paqeje si Dubai me raketa urrejtjeje dhe shkatërrimi…

01/03/2026 08:41

Kryeministri Edi Rama dënoi sulmet e Iranit kundër Emirateve të Bashkuara Arabe duke i quajtur ato si një sulm ndaj stabilitetit, prosperitetit dhe vetë idesë se Lindja e Mesme mund të përcaktohet nga paqja dhe bashkëpunimi, e jo nga lufta dhe kaosi.

“Shënjestrimi i një oazi paqësor si Dubai me raketa urrejtjeje dhe shkatërrimi zbulon edhe një herë natyrën e vërtetë të regjimit mesjetar në Teheran. Ky është refleksi i një sistemi të destinuar të dështojë, një sistemi që eksporton dhunë dhe përdor terrorin si armë kundër fqinjëve që kërkojnë paqe, për t’i frikësuar jo vetëm ata, por para së gjithash popullin e vet që kërkon liri”-shkroi Rama në “X”

Emiratet e Bashkuara Arabe thotë kryeministri Edi Rama janë bërë një simbol global i promovimit të paqes, hapjes ndaj dialogut, dinamizmit ekonomik, bashkëjetesës ndërfetare dhe vitalitetit kulturor.

“Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë dhe të palëkundur me udhëheqjen dhe popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Siguria në Gjirin Persik nuk është një çështje lokale; ajo është një domosdoshmëri globale. Çdo përpjekje për ta destabilizuar atë kërcënon jo vetëm rrugët energjetike, korridoret tregtare dhe arkitekturën e brishtë të paqes rajonale, por edhe ekuilibrin më të gjerë të sigurisë ndërkombëtare”.

Komuniteti ndërkombëtar thekson numri 1 i qeverisë shqiptare, duhet të flasë me qartësi dhe unitet: agresioni i sponsorizuar nga shteti,sulmet me raketa kundër mjediseve civile dhe destabilizimi i qëllimshëm nga një regjim që vret popullin e vet në shkallë masive nuk mund të lënë asnjë vend për Republikën Khomeiniste në bashkësinë e kombeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB