“Do të lundrojnë në fund të detit”, Trump: Kemi shkatërruar dhe fundosur nëntë anije detare iraniane
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se sulmet ndaj Teheranit do të intensifikohen edhe më shumë në ditët e ardhshme.
Duke folur nga selia e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit në Kirya, Tel Aviv, Netanyahu tha se ka dhënë udhëzime për vazhdimin e fushatës ushtarake kundër Iranit, pas një takimi me ministrin e Mbrojtjes, shefin e Shtabit dhe kreun e shërbimit sekret Mossad.
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit me forcë gjithnjë e më të madhe, dhe kjo do të rritet edhe më shumë në ditët në vijim,” u shpreh ai.
Ai foli për viktimat, ku tha “Zemra ime është me familjet e të prekurve. ” shtoi ai.
Kryeministri theksoi se Izraeli po përdor “të gjithë forcën e IDF” në një fushatë që, sipas tij, synon të sigurojë ekzistencën dhe të ardhmen e vendit.
Top Channel