Fotot/ Ku e kaluan të dielën socialistet Zegjine Caushi dhe Sara Mila

01/03/2026 14:51

Me atë të postimeve në rrjetin e tyre në Instagram, deputete e Partisë Socialiste Zegjine Caushi dhe Sala Mila kanë ndarë momente nga fundjava e tyre.

Deputetja Zegjine Caushi ka ndarë një foto nga pazari i Rroskovecit, ku ka takuar qytetarët e zonave përreth.

“E diela në pazarin e famshëm të Rroskovecit, aty ku pulson jeta e qytetit dhe mblidhen tregtarët e qytetarët nga e gjithë zona përreth. Mes përshëndetjesh të ngrohta dhe buzëqeshjesh të sinqerta, takova qytetarët nga zona përreth, me të cilët ndava disa minuta bisedë dhe respekt të ndërsjellët”, shkruan  Caushi.

Nga ana tjetër Sara Mila ka ndarë foto nga qyteti i Elbasanit, aty ku ka kaluar momente me gratë e Elbasanit.

“Marsi në Elbasan nuk është thjeshtë një muaj në kalendar. Është armë ballokumesh që dalin nga furra herët në mëngjes, është oborr shtëpie me lule, është derë e hapur për miq, është traditë që përcillet brez pas brezi me duar të arta grash elbasanase”, shkruan Mila.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB