Bllokohen 1 ton mjaltë në Kapshticë, mungonte dokumentacioni i sigurisë ushqimore
01/03/2026 09:31
Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, sasi që nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit.
Sasia e ardhur për import dhe tregtim në vendin tonë është bllokuar në magazinën doganore deri në kryerjen e të gjitha analizave dhe procedurave të kërkuara ligjore.
“Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe strukturat e saj e vlerësojnë si prioritet sigurinë ushqimore. Mbrojtja e konsumatorit dhe garantimi i standardeve të sigurisë në import mbeten objektiva parësore, edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional”-thuhet në njoftim.
Top Channel