Zjarri te vila e ish-diktatorit Hoxha, Berisha: Agjentë të infiltruar mashtruan protestuesit e PD, u thanë që ishte Rama brenda
28/02/2026 22:24
Sali Berisha i është përgjigjur gazetarëve kur u pyet se përse u sulmua me molotovë e fishekzjarrë vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, duke i vënë flakën.
Ai tha se agjentë të infiltruar u thanë protestuesve se aty ishte Edi Rama, dhe ndaj ata “ju kthyen”.
“Ca njerëz me kostume të murrme, agjentë të infiltruar të policisë, u thonë protestuesve se këtu banon Rama, dhe ata ju kthyen. Ato fishekzjarrë që u hodhën aty ishin kundër Ramës, në fakt Rama nuk banonte aty se e sqarove, banonte te vila e Mehmet Shehut”, tha ai.
I pyetur nëse e dinte që brenda në vilë kishte artisë të huaj, Berisha u shpreh i surprizuar.
“Çfarë të huaj kishte aty? Ç’punë kanë të huajt aty?”, tha Berisha.
Top Channel