Trump e konfirmon: Ali Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, ka vdekur

28/02/2026 22:50

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei, është vrarë.

Trump shkroi në platformën e tij Truth Social:

Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, ka vdekur. Kjo nuk është vetëm drejtësi për popullin e Iranit, por edhe për të gjithë amerikanët e mëdhenj dhe për ata njerëz nga shumë vende të botës që janë vrarë ose gjymtuar nga Khamenei dhe banda e tij e KRIMINELËVE të etur për gjak. Ai nuk arriti t’u shmangej sistemeve tona të inteligjencës dhe gjurmimit shumë të sofistikuara dhe, duke punuar ngushtë me Izraelin, nuk kishte asgjë që ai, apo udhëheqësit e tjerë që u vranë bashkë me të, mund të bënin.

Kjo është mundësia e vetme më e madhe për popullin iranian që ta rimarrë në dorë vendin e vet. Po dëgjojmë se shumë prej anëtarëve të IRGC-së, ushtrisë dhe forcave të tjera të sigurisë dhe policisë, nuk duan më të luftojnë dhe po kërkojnë imunitet nga ne. Siç thashë mbrëmë, “tani mund të kenë imunitet, më vonë marrin vetëm vdekjen!” Shpresojmë që IRGC-ja dhe policia të bashkohen në mënyrë paqësore me patriotët iranianë dhe të punojnë së bashku si një njësi për ta rikthyer vendin në madhështinë që meriton. Ky proces duhet të fillojë së shpejti, sepse jo vetëm vdekja e Khameneit, por edhe vendi është, brenda vetëm një dite, shkatërruar shumë dhe madje, zhdukur. Megjithatë, bombardimet e rënda dhe të sakta do të vazhdojnë, pa ndërprerje gjatë gjithë javës ose për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të arritur synimin tonë të PAQES NË TË GJITHË LINDJEN E MESME DHE, NË TË VËRTETË, NË BOTË!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB