Sulmet ndaj zyrtarëve të lartë iranianë, Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit

28/02/2026 13:15

Zyrtarët izraelitë vlerësojnë se komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Gjenerali Mohammad Pakpour, ka të ngjarë të jetë vrarë në sulmet e sotme në Iran.

Pakpour u bë kreu i IRGC pasi Izraeli vrau paraardhësin e tij, Hossein Salami, në fillim të luftës së qershorit 2025.

Përveç kësaj, zyrtarët vlerësojnë se ministri i mbrojtjes dhe shefi i inteligjencës së Iranit ka të ngjarë të jenë vrarë gjithashtu

Pretendimet ende nuk janë konfirmuar nga Irani ose nga IDF.

Disa komandantë të lartë të regjimit iranian dhe ushtarakë u vunë në shënjestër në sulmet e sotme në mëngjes, përfshirë Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei dhe Presidentin Masoud Pezeshkian.

Megjithatë, rezultatet e sulmeve aktualisht mbeten të paqarta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB