Shembet një pjesë e banesës Fico në Gjirokastër, shpëton mrekullisht 90-vjeçarja që jetonte në objekt

28/02/2026 08:43

Një pjesë e banesës Fico, një prej objekteve më piktoreske në Gjirokastër, është shembur mëngjesin e sotëm.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel në Gjirokastër, Entjola Budo, Lule Fico, 90-vjeçarja që banon aktualisht në objekt ka shpëtuar mrekullisht pasi është larguar vetëm pak minuta para nga dhoma e cila u shemb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB