Rëndohet bilanci i viktimave pas sulmeve ajrore në Hormozgan, Irani raporton: Të paktën 70 persona kanë humbur jetën, shumica të mitur Të paktën 20 persona humbën jetën pasi një avion ushtarak transporti i Bolivisë, u rrëzua gjatë uljes pranë kryeqytetit administrativ La Paz, njoftuan autoritetet policore.
Avioni, i prodhuar nga kompania amerikane Lockheed Martin, po transportonte bankënota kur doli nga pista e aeroportit ndërkombëtar dhe përfundoi në një autostrade te qytetit, duke shkatërruar disa makina dhe dëmtuar kamionë.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë pjesë të copëtuara të avionit të shpërndara në rrugë, ndërsa turma qytetarësh u panë duke u përpjekur të merrnin paratë e shpërndara pas përplasjes.
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa më vonë autoritetet dogjën bankënotat në vendngjarje.
Shkaku i aksidentit nuk është bërë ende i ditur, por dëshmitarët thanë për AFP se kushtet atmosferike ishin të rrezikshme.
Ministria e Mbrojtjes theksoi se paratë e transportuara “nuk kanë numër serial zyrtar dhe nuk kanë fuqi ligjore apo blerëse”, duke paralajmëruar se mbledhja apo përdorimi i tyre përbën vepër penale.
Prokuroria e La Paz raportoi arrestimin e 12 personave për përfitim nga kaosi. La Paz, e vendosur në 3,650 metra mbi nivelin e detit dhe e rrethuar nga majat e Andeve, konsiderohet kryeqyteti administrativ më i lartë në botë.
Top Channel