Rritet bilanci i viktimave në Iran, shkon në 40 numri i personave që humbën jetën në sulmin ndaj shkollës në Minab
Zyrtari ushtarak izraelit thotë se fokusi i operacionit nuk është “ndryshim regjimi”
Fokusi i Izraelit nuk është “një operacion për ndryshim regjimi”, tha një zyrtar ushtarak izraelit në një konferencë për shtyp të shtunën, duke theksuar se objektivi kryesor janë shënjestrat ushtarake.
“Megjithatë, individët e përfshirë në drejtimin e sulmeve, nxitjen e dhunës ose zbatimin e planeve për shkatërrimin e Izraelit mund të konsiderohen objektiva legjitime nëse janë pjesë e makinerisë operacionale të luftës,” u tha zyrtari gazetarëve.
“Përfshirja e udhëheqjes në agresion ushtarak mund t’i vendosë individët brenda fushës së objektivave, por theksi mbetet tek objektivat ushtarake,” shtoi ai.
Këto komente vijnë pasi dy burime izraelite të njohura me operacionin i thanë CNN se sulmet kishin në shënjestër figura të larta iraniane, përfshirë udhëheqësin suprem të Iranit, presidentin dhe shefin e forcave të armatosura.
Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë thirrje për ndryshim regjimi, duke u kërkuar iranianëve në një mesazh video të “marrin në dorë qeverinë tuaj” kur operacionet amerikane të përfundojnë.
Nga ana tjetër Ushtria e Iranit tha se do t’i japë “një mësim historik” Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara pas sulmeve ndaj qyteteve iraniane.
“Siç kemi deklaruar tashmë, çdo bazë kudo në rajon që ndihmon Izraelin do të jetë objektiv i Republikës Islamike të shenjtë dhe i forcave tona të armatosura, dhe nuk do të tregojmë asnjë hezitim”, tha zëdhënësi i lartë i forcave të armatosura, gjeneral brigade Abolfazl Shekarchi, sipas mediave iraniane të lidhura me shtetin.
Top Channel