Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei është vrarë? Netanyahu deklaratë për mediat: Shenjat janë që…

28/02/2026 20:13

Kryeministri izraelit Netanyahu doli në një deklaratë për mediat ku foli edhe për raportimet se udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, mund të ketë mbetur i vrarë gjatë sulmeve të sotme.

Ai tha se po rriten shenjat që “ky diktator” është “shuar”. Netanyahu iu drejtohet popullit iranian, duke thënë se sulmet do t’i ndihmojnë ata të “çlirohen nga tirania”.

Ai thotë se kanë një “mundësi të paçmueshme njëherë në një brez” për të rrëzuar regjimin iranian. “Dilni në rrugë masivisht” dhe “përfundoni punën”, shton ai.

Është “koha e duhur që të bashkoheni” dhe “të bashkoni forcat për një mision historik”, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB