Dalin pamjet e shkatërrimit të kompleksit të Khameneit, ishte në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit
Një sulm izraelit ka goditur një shkollë në Iran, dhe si pasojë i ka marrë jetën 40 personave.
Zyrtarët vendas raportuan shifrën, duke përditësuar numrin që kishte shkuar në 24, pas raportimit fillestar me 5 vdekje.
Zëvendësshefi i sigurisë së provincës Hormozgan njoftoi fillimisht se pesë nxënëse kishin humbur jetën në sulmet e sotme nga Izraeli, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve Fars.
“Në sulmet e sotme nga regjimi izraelit në qytetin Minab, një shkollë fillore për vajza u vu në shënjestër dhe deri më tani 5 nxënëse kanë humbur jetën”, tha zyrtari.
Kujtojmë se viktima e parë e luftimeve të sotme u regjistrua në Abu Dabi, ku një shtetas aziatik ndërroi pasi u godit nga mbetjet e raketave iraniane të ndërprera nga sistemet mbrojtëse.
Top Channel