“Maskat ranë”, ministrja Koçiu për protestën e opozitës: Objektivi i vërtetë i kësaj dhune, dëmtimi i ekonomisë shqiptare dhe sabotimi i turizmit 28/02 22:26
Protesta e opozitës ka përshkallëzuar. Gjatë marshimit të protestuesve, janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë drejt vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka folur për mediat, duke u shprehur se ajo që ka rëndësi është që nuk ka persona të lënduar nga kjo protestë dhe u shpreh se marshimi do të përfundojë në selinë e PD.
“Ajo që unë di është që nuk ka asnjë person të lënduar. Të vetmit të lënduar janë qytetarët, protestues që janë sulmuar në mënyrë të paprecedentë nga policia me gaz.
Do të vazhdojmë marshimin tonë. Protestuesit do të vazhdojnë marshimin e tyre deri në fund te selia e Partisë Demokratike”, tha Bardhi.
Top Channel