I dënuar me mbi një vit burg për “moskallëzim krimi”, ndalohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim
28/02/2026 10:07
Një 36-vjeçar është ndaluar nga policia pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, Pasurisë, të Miturve dhe Dhunës në Familje bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, N. T, 36 vjeç, banues në fshatin Strum, Fier.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzim krimi””, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokuroria e Beratit, për veprime të mëtejshme.
Top Channel