Bombardimet në Iran, vjen reagimi i Presidentit Trump: Ata s’duhet të kenë bombë bërthamore, iu afruan disa herë marrëveshjes dhe…

28/02/2026 20:42

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë nisur një sulm në shkallë të gjerë ndaj Iran, në një përshkallëzim të fortë të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi ashpër duke deklaruar: “Ata nuk mund të kenë një bombë bërthamore”, në referencë ndaj Teheranit.

Duke folur për transmetuesin izraelit Channel 12, Trump bëri të ditur se kishte zhvilluar një “telefonatë të mirë” me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke theksuar se “jemi në të njëjtën linjë”.

Sipas Trump, ekzistojnë “disa rrugëdalje” nga situata aktuale. Ai përmendi mundësinë e zgjatjes së fushatës ushtarake dhe “marrjes nën kontroll të gjithçkaje”, ose përfundimin e saj brenda pak ditësh. Presidenti amerikan paralajmëroi Teheranin të mos përpiqet të rindërtohet, duke shtuar se një rimëkëmbje “do t’u merrte vite”.

Në një tjetër deklaratë për Channel 12, Trump akuzoi Iranin duke thënë: “Iu afrua disa herë një marrëveshjeje dhe pastaj u tërhoq. Ata kurrë nuk donin vërtet një marrëveshje. I kisha kërkuar ekipit tim të analizonte veprimet e Iranit gjatë 25 viteve të fundit dhe çdo muaj ata bënë diçka negative – ata shpërthyen diçka dhe vranë dikë”.

Sipas presidentit amerikan, pa sulmin e qershorit të quajtur “Operacioni Hammer i Mesnatës”, Irani “do të kishte tashmë armë bërthamore”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB