Kina thirrje për dialog mes Afganistanit dhe Pakistanit: Të ndalen përshkallëzimet, zgjidhja përmes negociatave
Të paktën 27 persona janë vrarë në një sulm të koordinuar nga grupet xhihadiste në shtetin Adamawa, në verilindje të Nigeria.
Sipas raportimit, sulmi u krye nga organizata Boko Haram dhe raportohet se sulmuesit mbërritën me motoçikleta në një treg lokal dhe hapën zjarr ndaj banorëve, duke shkaktuar viktima të shumta.
Sipas raportimeve, sulmi ndodhi të martën, ndërsa forcat e sigurisë arritën në vendngjarje pasi sulmuesit ishin larguar, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për arrestime.
Verilindja e Nigerisë ka qenë prej vitesh skenë e dhunës së vazhdueshme xhihadiste, veçanërisht nga Boko Haram dhe ISWAP. Të dy grupet janë përgjegjëse për sulme të shumta, rrëmbime dhe masakra kundër civilëve dhe forcave qeveritare në rajonin e Liqenit Çad.
Top Channel