Pranvera po “troket”, si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale Refluksi apo kthimi i ushqimit është shqetësimi më i shpeshtë të gastrohepatologu.
Ndonëse nuk ka shifra të sakta se sa është incidenca e këtij problemi te stomakut mjeket thonë se prek te gjitha moshat dhe se lidhet me një sërë faktorësh.
Cilat janë komplikacionet kur refluksi lihet pa u trajtuar ?
“Krijon infalmacion te ezofag shkakton dëme në mushkëri. Po ashtu krijon kollë të thatë e kërkohet ndërhyrje nga pneumologu më pas”, shprehet Dr.Irgen Tafaj, mjek gastrohepatologe.
Refluksi ndodh kur aciditeti i stomakut ngjitet lart ne ezofag. Mjeket gastrohepatologe rekomandojnë mos konsumin e ushqimeve pikante, çokollata alkool e te tjera
“Jo vakte të mëdha, duhet fraksionimi i vakteve”, shton mjeku Tafaj.
Ndonëse shpesh i drejtohemi farmacisë, mjekët këshillojnë të bëhet kujdes në përdorimin tyre pasi çdo medikament ka efekte anësore.
Top Channel