SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë, Vance: Nuk përjashtohen sulmet
Qeveria pakistaneze shpalli të enjten “luftë të hapur” ndaj autoriteteve talebane në Afganistan, pas një sulmi të forcave afgane në kufirin mes dy vendeve.
Si kundërpërgjigje, Islamabadi nisi sulme ajrore gjatë natës, duke goditur disa objektiva në territorin afgan, përfshirë kryeqytetin Kabul dhe qytetin e Kandaharit, më i madhi në jug të vendit.
Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Mohsin Naqvi, i cilësoi bombardimet si “hakmarrje të përshtatshme” për sulmin e mëparshëm afgan.
“Durimi ynë ka mbaruar. Tani ka një luftë të hapur mes nesh dhe jush”, deklaroi ministri i Mbrojtjes Asif Khawaja.
Kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif, theksoi se forcat e armatosura të vendit janë “plotësisht të afta të shtypin çdo ambicie agresive”.
Gazetarët në Kabul raportuan shpërthime të njëpasnjëshme dhe fluturime avionësh luftarakë në orët e para të mëngjesit. Zhurma avionësh ushtarakë u dëgjua edhe mbi Kandahar, ku ndodhet lideri suprem taleban, Hibatullah Akhundzada.
Sipas ministrit pakistanez të Informacionit, Ataullah Tarar, sulmet shënjestruan pozicione mbrojtëse të “regjimit taleban afgan” në Kabul dhe në provincat përreth. Ai raportoi për të paktën 133 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur nga radhët e talebanëve afganë. Një deklaratë e ngjashme u publikua edhe nga Mosharraf Zaidi, zëdhënës i kryeministrit Sharif.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i qeverisë talebane, Zabiullah Mujahid, konfirmoi sulmet ajrore pakistaneze, por pretendoi se ato nuk shkaktuan viktima. Ai shtoi se forcat afgane kishin shënjestruar 15 pozicione të avancuara pakistaneze në kufi, duke vrarë “dhjetëra” ushtarë.
Ministria afgane e Mbrojtjes raportoi se tetë ushtarë afganë u vranë në përplasjet tokësore të nisura nga provincat Nangarhar dhe Kunar.
Marrëdhëniet mes Pakistanit, një vend me arsenal bërthamor, dhe Afganistanit janë përkeqësuar ndjeshëm që nga rikthimi i talebanëve në pushtet në gusht 2021. Përplasjet e mëparshme në tetor lanë mbi 70 të vdekur dhe çuan në mbylljen e shumicës së kalimeve kufitare.
Islamabadi akuzon Kabulin për strehimin e grupeve të armatosura që veprojnë në territorin pakistanez, përfshirë Tehrik-i-Taliban Pakistan. Autoritetet talebane i mohojnë këto akuza.
Një armëpushim i ndërmjetësuar më 19 tetor nga Katari dhe Turqia zgjati vetëm nëntë ditë. Që atëherë, disa raunde negociatash kanë dështuar në uljen e tensioneve, megjithëse ndërhyrja saudite çoi në lirimin e tre ushtarëve pakistanezë të kapur nga forcat afgane.
Situata në kufi mbetet e paqëndrueshme, ndërsa të dyja palët paralajmërojnë për veprime të mëtejshme ushtarake.
Pakistan has released video footage of airstrikes on Kabul, saying they targeted Taliban facilities in response to what it called “unprovoked aggression.”
Meanwhile, the Taliban have threatened to retaliate for the strikes on Kabul by bombing Pakistani cities. pic.twitter.com/WjAW5bObTy
— Visegrád 24 (@visegrad24) February 26, 2026
Top Channel