Vrasja e 14-vjeçarit palestinez/ “E qëlluan pas shpine teksa largohej me vrap”, hetimi i BBC: Forcat izraelite pritën deri sa të vdiste
Shqetësimi global mbi mundësinë e një sulmi amerikan ndaj Iranit po rritet. Ambasadori amerikan në Izrael i dërgoi një mesazh anëtarëve të misionit diplomatik amerikan në vend, “nëse doni të largoheni, bëjeni tani”.
Sipas New York Times, emaili i Huckabee u dërgua në orën 10:24 të mëngjesit të së premtes. Apeli për personelin jo-thelbësor të ambasadës amerikane “ka të ngjarë të shkaktojë rritje të kërkesës për vende në fluturime sot”, shkroi Huckabee në email.
“Qëllimi juaj duhet të jetë të siguroni një vend për çdo destinacion ku mund të vazhdoni udhëtimin tuaj për në Uashington, por përparësia juaj e parë duhet të jetë largimi nga vendi shpejt”, shkroi Huckabee.
On February 27, 2026, the Department of State authorized the departure of non-emergency U.S. government personnel and family members of U.S. government personnel from Mission Israel due to safety risks.
In response to security incidents and without advance notice, the U.S.… pic.twitter.com/aWzX6Gk36x
— U.S. Embassy Jerusalem (@usembassyjlm) February 27, 2026
“Nuk ka nevojë për panik, por për ata që duan të largohen, është e rëndësishme të planifikojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi diplomati amerikan në emailin e tij. Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një prani të konsiderueshme ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërkohë që vazhdojnë negociatat me Iranin mbi programin e tij bërthamor.
Irani ka kërcënuar të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse sulmohet, dhe Izraeli mund të përfshihet në një konfrontim ushtarak midis Teheranit dhe Uashingtonit.
Disa vende kanë filluar tashmë të evakuojnë familjet e stafit të tyre diplomatik, si dhe personelin jo-thelbësor, nga pjesë të Lindjes së Mesme ose u rekomandojnë qytetarëve të tyre të shmangin udhëtimet në Iran.
Top Channel