Dyshohet se u vetëmbyt në lumin Osum, nxirret trupi i pajetë i 58-vjeçares në Berat, vuante nga probleme të shëndetit mendor

27/02/2026 09:07
foto ilustruese

Është nxjerrë trupi i pajetë i 58-vjeçares që dyshohet se u vetëmbyt në Lumin Osum mbrëmjen e djeshme.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 07:40, është nxjerrë nga familjarët, nga ujërat e lumit Osum, trupi i pajetë i shtetases M. M., 58 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëmbytur në lumë.
Sipas deklarimit të familjarëve, shtetasja vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe ishte larguar nga banesa, dje, rreth orës 19:00.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB