Ibrahimaj: Rritja e pjesëmarrjes së bizneseve në prokurimin publik, kyç për transparencë, konkurrencë dhe integrim europian 27/02 14:59
E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane Nancy VanHorn, ishte prezente sot në ceremoninë së dorëzimit të raketave Javelin në Zallherr.
Gjatë fjalës së saj ajo deklaroi se ministri Pirro Vengu, është një partner i ngushtë i ambasadës.
“Dua të them që jemi të lumtur që të kemi këtu ministrin që ka qenë një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara” u shpreh VanHorn gjatë fjalës së saj.
Kujtojmë se ministri Vengu tha sot se ka qenë privilegj që ai të ishte në krye të kësaj ministrie, deklaratë e parë kjo pasi u shkarkua nga detyra një ditë më parë nga Edi Rama.
Top Channel