Begaj në Shkup flet për shqipen/ Presidenti: Mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk ka çështje problematike të hapura

27/02/2026 14:40

Nga Maqedonia e Veriut, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, presidenti Bajram Begaj gjatë konferencës për shtyp me homologen Gordana Siljanovska Davkova, u shpreh se shqiptarët në këtë vend kanë qenë dhe mbeten faktor kyç për stabilitetin politik në qeverisje dhe avancimin euroatlantik.

Zbatimi i plotë i gjuhës shqipe i cili ka lidhje me identitetin kombëtar shqiptar dhe ruajtja e funksionimit të mekanizmave të barazisë nuk janë thjesht çështje teknike, ato janë element thelbësor për kohezionin social, stabilitetin institucional dhe perspektivën europiane”, deklaroi Presidenti.

Presidentja e Maqedonisë së Veriut u shpreh se “gjithmonë mes fqinjëve ka çështje që meritojnë vëmendje të posaçme.

Një gjë është e qartë theksoi ajo, “mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk ka çështje problematike e të hapura”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB