Delegacioni i PPE: Mbështesin rrugën e Shqipërisë drejt BE, por duhet forcim i pavarësisë së gjyqësorit, shtetit të së drejtës dhe lirisë së medias
“SPAK ka kusuret e veta”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit parlamentar të PS-së.
Ai u shpreh se në të gjithë historinë ka pasur vetëm 10 akuza për korrupsion dhe 16 për shpërdorim detyre.
“Të jemi të qartë sa thash më lart, dhe sa do them më pas, sa më shkon me prokuroritë, përfshirë edhe SPAK ka kusuret e veta, siç kemi ne tonat. Fjalët inkurajuese për SPAK, edhe për drejtuesin e mëparshëm, shpresoj që të kem të njëjtat edhe për atë të tanishmin.
Fjalë të sinqerta për ato që nuk shkojnë, janë fjalët e mia si një kryeministër i një vendi, që nuk mundet dot të paguajë çmimet që kanë paguar të tjera vende të tjera dikur. Sfida progresionale, gjykatësit e këtij vendi të kuptojnë që të jenë të paanshëm, jo vetëm të pavarur. Çfarë mund të presë njëra palë kur gjykatësi bëhet palë, e kërkon t’i rëndojë akuzën.
Duke u kthyer tek paradoksi, dua të ndaj me qetësi dy-tre fakte, mua më duket sikur nuk shkon, se sa më shumë u luftoka korrupsioni aq më shumë korrupsion paska, aq më tepër për të dhënë për të gjithë ata që na kanë zgjedhur më parë për të parë realitetin, përveçse tymit të bombave artizanale, të 700 tenxhereve.
Ka vetëm 10 akuza për korrupsion, në të gjithë historinë. 16 shpërdorim detyre, tani shifrat mund të variojnë më pak, pasi jo të gjitha janë të publikuar anë mënyrë transparente dhe 15 raste për pabarazi në tendera dhe ankande, flas për akuza.
Çfarë është e rëndësishme në këto të dhëna 85% i përkasin mandatit të parë dhe të dytë, një logjikë e thjeshtë, se sa më shumë jemi në qeveri aq më shumë luftohet korrupsioni, sa më shumë jemi në qeveri, aq më shumë janë rastet të cilat dalin nga varret e së shkuarës”, tha Rama.
Top Channel