Shefja e Njësisë për Shqipërinë në Bruksel flet në seancën e PE-së: Polarizimi politik po kufizon mbikëqyrjen parlamentare, të forcohet gjyqësori

26/02/2026 14:03

Komisioni Europian vlerëson se polarizimi politik në Tiranë po kufizon mbikëqyrjen parlamentare.

Deklaratën e bëri shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë seancës që po mbahet në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian lidhur me vendin tonë.

“Së pari, ne konsiderojmë se raporti thekson saktë rëndësinë e zbatimit të reformës zgjedhore dhe trajtimit të çështjes së polarizimit politik, i cili po kufizon mbikëqyrjen parlamentare. Më lejoni të nënvizoj edhe një herë rëndësinë e rolit që luan kjo Dhomë në përcjelljen e këtyre mesazheve te partitë politike. Sa i përket sundimit të ligjit, ne mirëpresim mesazhet e qarta për nevojën e forcimit të mëtejshëm të gjyqësorit, çështje për të cilën kemi punuar intensivisht me autoritetet shqiptare, jo vetëm në kuadër të negociatave, por edhe më shumë gjatë vitit e gjysmë të fundit”, tha zyrtarja e Komisionit Europian.

“E njëjta gjë vlen edhe për luftën kundër korrupsionit, përfshirë korrupsionin në nivele të larta, i cili është me rëndësi thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në lidhje me reformën e administratës publike, raporti bën thirrje për planifikim strategjik dhe koordinim. Kjo nuk mund të nënvlerësohet, veçanërisht në kontekstin e negociatave në vijim, të cilat kërkojnë koordinim intensiv ndërmjet departamenteve të ndryshme në administratën dhe qeverinë shqiptare”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB