Rrëshqitja e dherave dhe problemet e rrugëve, Rama i përgjigjet opozitës: Ndodhin në çdo shtet. Riparohen brenda afateve

26/02/2026 12:18

Edi Rama ka ironizuar akuzat e opozitës për anëtarët e tij të qeverisë, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS. 

Sa i përket akuzave në lidhje me rrëshqitjen e dherave dhe problemet me bllokimin e akseve rrugore, ai tha se kjo është për shkak te fenomeneve natyrore, duke theksuar se nuk është vetëm problem i vendit tonë, por edhe i shteteve të tjera.

“Ju kujtohet rrëshqitja e rrugës Plloçë-Ersekë, brenda afatit u riparua totalisht me fondet e sipërmarrësit, rruga sot është e shqiptarëve, ndodhi diçka që nuk duhej të ndodhte por këto nuk janë gjëra që nuk ndodhin askund dhe ndodhin vetëm këtu.

Ata që janë kundër nesh i besojnë këto fjalë, që një ministre lan makinë me 10 mijë euro, se pasi i hidhet shkumë i hidhet dhe qumësht dallëndyshe dhe se dallëndyshet vriten me pushkë nga ministri tjetër që me puplat e tyre shet jastëk. E besojnë se dikush tjetër ka 300 shtëpi, ja që janë shpëlarë kaq gjatë dhe trutë e tyre duke e përsëritur këtë refren, e keni parë si budallepsen kur bëhet numërimi i kutive të votimit?!”, u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB