Prefekti i ri i Tiranës bën bashkë PS-PD në Këshillin Bashkiak: Dëgjova sugjerimet e tyre

26/02/2026 17:22

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka marrë pjesë në seancën e Këshillit Bashkiak.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka vlerësuar atmosferën dhe bashkëpunimin institucional.

Ai tha se pas takimeve paraprake me Kryetaren e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, dhe nënkryetarin e opozitës, Dorian Teliti, kishte dëgjuar me vëmendje vërejtjet dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e mbarëvajtjes së punimeve.

“Pas takimeve paraprake me Kryetaren e Këshillit Bashkiak, znj. Megi Fino, si edhe me nënkryetarin e opozitës, z. Dorian Teliti, ku dëgjova me vëmendje vërejtjet dhe sugjerimet për mbarëvajtjen e punimeve, ndoqa sot seancën e Këshillit Bashkiak, në zbatim të Rregullores së Këshillit Bashkiak.

Seanca u zhvillua përgjithësisht në një klimë normale debati, duke respektuar në thelb procedurat ligjore dhe rregulloren përkatëse. Dialogu institucional dhe respektimi i rregullave janë themel për funksionimin e shëndetshëm të organeve vendimmarrëse dhe për shërbimin ndaj qytetarëve.

Si Prefekt i Qarkut Tiranë, do të vijoj të ushtroj me përgjegjësi rolin kushtetues të mbikëqyrjes së ligjshmërisë, në funksion të transparencës, bashkëpunimit dhe interesit publik”, shkruan Hajdari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB