Dosja ‘Metamorfoza’, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë
“Duke i bërë minimalisht shkel të lirive dhe të drejtave të njeriut, ka edhe më keq, por unë nuk do të zgjatem. Sot rreziku i udhëkryqit të mjegullt në këtë aspekt nuk është që Ekzekutivi apo Legjislativi të cenojë pavarësinë e Gjyqësorit.
Kjo ka ndodhur në vende të tjera, nuk është diçka e panjohur në zhvillimin e drejtësisë. Kjo nuk mund të ndodhë në këtë vend që është në ngjitje të vazhdueshme, nuk e ka luksin të frenohet dhe të ri-bjerë aty ku ishte.
Çfarë është veçse ndërhyrje brutale, në territorin e pushteteve të tjera, pezullimi i ministrit nga një prokuror dhe gjykatës me vendim të një seancë paraprake pa gjyq, i pa ndodhur në historinë e botës. Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtuese në pushtetin Legjislativ, përpjekja e një shoqate përfaqësuesish të gjyqësorit për të rritur me gjyq pagat e veta.
Çfarë është rasti më i fundit, përveçse ndërhyrje në pushtetin Legjisalativ, vendimi i Kushtetueses se si parlamenti ka vendosur ndarje e komisioneve parlamentare. Hapu dhe i thonë kësaj. Por shpresa është që kjo fazë të jetë kalimtare. As do të kemi një gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, por nuk do të kemi një administratë publike pa pasur frikë në marrjen e vendimeve, deri në blerjen e letrës higjienike. E zgjodha se është fakt tragjikomik i krijuar nga frika. Këto janë leksione që vendet e tjera i kanë nxjerrë me vonesa të caktuara. Shqipëria nuk e ka luksin për të nxjerrë këto mësime. Duhen marrë në konsideratë nga të gjithë sa nuk e kanë prekur palcën e zhvillimit të vendit. Antikorrupsioni është bërë një kurë më e dëmshme“.
Top Channel