“Në rastin më të keq duhet të hetohen në gjendje të lirë”, Rama për prokurorët: Presin fletarreste me tufa për çështje që s’janë as penale

26/02/2026 11:27

Kryeministri Edi Rama duke folur sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, u shpreh se do të ndalet te veprimet dhe vendimet e sistemit të drejtësisë vetëm “një nga njëmijë gjëra që ka për të thënë”.

Ai tha se ka pasur ndërhyrje të pajustifikueshme dhe panevojshme të gjyqësorit në ekzekutiv, teksa shtoi se janë lëshuar një mori fletëarrestesh, që në rastin më të mirë sipas tij nuk janë vepra penale, e në rastin më të keq duhet të hetohen në gjendje të lirë.

“Kanë prerë fletëarreste në tufa për çështje që në rastin më të mirë nuk janë penale, dhe në rasti më të keq hetohen në gjendje të lirë, siç ishte rasti i Durrësit, ku vetëm prokurori mbeti pa i prerë vetës fletëarrest, ndërkohë që dhjetëra fletë të prera nuk u kursye as deri dhe një punonjëse model e shtetit, 5 vjet në luftë me kancerin dhe një fëmijë në gji. Po fletëthirrje për absurditete të skajshme, siç është një rast emblematik në Tiranë ku një ndërtues pa leje, të cilit i është konfiskuar ndërtimi për të strehuar një agjenci shtetërore ka gjetur rrugë e prokurorisë për të kallëzuar shtetin dhe është hapur çështje penale për punonjësit e shtetit që bënë procesin për të futur agjencinë e shtetit në godinën e futur pa leje.

Me siguri do thonë që sapo kam ndërhyrë në punët e drejtësisë, por në asnjë mënyrë jo. Unë këtu do them 1 të një mijtën e atyre që kam për të thënë për ndërhyrjet e pajustifikueshme dhe panevojshme të gjyqësorit në ekzekutiv”, tha Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB