Ndryshimet në Qeveri, ikin Spiropali e Vengu/ Ambasadori Ferit Hoxha në krye të Diplomacisë, deputetja e PS merr postin e Toni Gogut

26/02/2026 22:46

Numri një i qeverisë, Edi Rama ndryshoi drejtimin e 8 ministrive, vetëm 5 muaj pasi mori votëbesimin e kabinetit të katërt qeverisës në shtator të vitit të shkuar.

Ministrat e Qeverisë Rama 4 patën një ditë të gjatë me raportime për avancimin e projekteve përpara grupit parlamentar socialist, por në fund u përballën me surprizën e ndryshimeve. Postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, të mbajtur nga Belinda Balluku, Rama ia beson Enea Karakaçit, aktualisht administrator i OSHEE.

Nga ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë. Ferit Hoxha, diplomat karriere, ish-ambasadori ynë në OKB dhe aktualisht kreu i misionit tonë në BE, do të jetë ministër i Jashtëm, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin. Besfort Llamallari, aktualisht ministër i Drejtësisë, do të marrë postin e ministrit të Brendshëm, duke u rikthyer në këtë ministri ku ka shërbyer si zëvendësministër në qeverinë Rama 3.

Largohet nga drejtimi i Mbrojtjes Pirro Vëngu, duke u zëvendësuar nga Ermal Nufi, i cili ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm në kabinetin e Belinda Ballukut si zëvendëskryeministre. Erjona Ismaili, deputete e qarkut Vlorë, do të jetë ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndryshimet në Qeveri

Zv.kryeministër

Ikën Belinda Balluku

Vjen Albana Koçiu

Ministria e Jashtme

Ikën Elisa Spiropali

Vjen Ferit Hoxha

Ministri e Drejtësisë

Ikën Besfort Lamallari

Vjen Toni Gogu

Ministria e Brendshme

Ikën Albana Koçiu

Vjen Besfort Lamallari

Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ikën Toni Gogu

Vjen Erjona Ismaili

Ministër i Infrastrukturës

Ikën Belinda Balluku

Vjen Enea Karakaçi

Ministër i Mbrojtjes 

Ikën Pirro Vengu

Vjen Ermal Nufi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB