Ndryshimet në Qeveri, ikin Spiropali e Vengu/ Ambasadori Ferit Hoxha në krye të Diplomacisë, deputetja e PS merr postin e Toni Gogut
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar pas ndryshimeve në Qeveri që Kryeministri Rama njoftoi mbrëmjen e sotme.
Sipas deputetit demokrat riformatimi i qeverisë nuk zgjidh hallet e shqiptarëve, por të kryeministrit.
Postimi i plotë i Klevis Balliut:
Lëvizjet në qeveri Rama i ka bërë në bashkëpunim me Ballukun dhe Agasin.
Pasi hyrjet e reja janë ish drejtorët e Ballukut dhe individë të përfshirë në skandalet e Agasit.
Këto janë lojëra të Ramës që zgjidhin hallet e tij dhe jo të Shqipërisë.
Problemet në vendin tonë zgjidhen me dorëheqjen e Ramës dhe hapjen e rrugës për qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ndaj të shtunën në orën 18:00 në protestë kundër narkoshtetit dhe lojërave të tyre.
Top Channel