Lëvizjet e Ramës në Qeveri, reagon Berisha: Do të shpëtojë lëkurën, kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme Ndryshe nga fjalimi rreth 100-minutësh i kryeministrit Edi Rama me fokusin e ashpër te drejtësia, ministrat kishin një qëllim të përbashkët në punën e tyre përgjatë 2026-ës, përmbushjen e objektivit të qeverisë “Rama 4”, integrimin drejt Bashkimit Evropian.
Një nga një, në më pak se 10 minuta kohë secili, ministrat renditën arritjet e dikastereve që drejtojnë, si dhe planet për vitin 2026, duke paralajmëruar ndëshkime, ndryshime ligjore dhe luftë korrupsionit.
Nga armët “Made in Albania” te sistemet antidronë, 2026-a pritet të jetë një vit i vrullshëm edhe në fushën e mbrojtjes, për përafrimin e vendit tonë me kriteret e Bashkimit Evropian.
Ekonomia dhe arsimi parashikojnë gjithashtu politika zhvillimi të ngjashme me ato evropiane.
Përparësia e të gjitha ministrive të kabinetit “Rama 4” do të jetë procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, që synohet të përmbyllet brenda vitit 2027.
Top Channel