LIVE/ Rama ndryshon Qeverinë, ikin Balluku, Spiropali e Vengu. Albana Koçiu emërohet zv.kryeministre. Lëvizjet në 6 dikastere

26/02/2026 20:05

Mbledhja e grupit parlamentar në Partinë Socialiste prodhoi ndryshime në qeveri, në 6 ministri.

Burime nga mbledhja i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime në qeveri në disa ministri.

Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.

Ferit Hoxha, ish ambasadori i Shqipërisë në BE, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme.

Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë dhe merr postin e Ministrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi.

20:56 Lëvizjet e Ramës në Qeveri, reagon Berisha: Do të shpëtojë lëkurën, kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi përmes një videomesazhi ndaj lëvizjes së fundit të kryeministrit Rama, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të shpëtuar veten. Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe opozitës të vazhdojnë protestat, duke theksuar se qëllimi i tyre është largimi i Ramës nga pushteti. Ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, duke e bërë përgjegjës për krizën që po përjeton vendi.

20:38 Riformatimi i Qeverisë 6 muaj pasi u votua në Kuvend, cilët janë ministrat që i rezistuan ndryshimeve

Ndryshimet u bënë në ministrinë e Jashtme, të Drejtësisë, të Brendshme, Marrëdhëniet për Parlamentin, Infrastrukturës dhe Mbrojtjes. Ndërkohë, janë 9 ministri të cilat nuk janë prekur nga riformatimi i qeverisë.

Petrit Malaj, Ministria e Financave, Delina Ibrahimaj, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Mirela Kumbaro, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Sala, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Blendi Gonxhe, Ministria e Kultirës dhe Sportit, Andis Salla, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Adea Pirdeni, Minisitre e Shtetit për Administratën publike dhe Antikorrupsionin, Ervin demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Majlinda Dhuka, Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja në BE.

Ndryshimet në qeveri u bënë gjashtë muaj pas votimit të kabinetit “Rama 4” në Kuvendin e Shqipërisë.

20:27 Ikin Spiropali e Vengu/ Ambasadori Ferit Hoxha në krye të Diplomacisë, deputetja e PS merr postin e Toni Gogut

Zv.kryeministër Ikën Belinda Balluku, vjen Albana Koçiu

Ministria e Jashtme Ikën Elisa Spiropali, vjen Ferit Hoxha

Ministri e Drejtësisë Ikën Besfort Lamallari, vjen Toni Gogu

Ministria e Brendshme Ikën Albana Koçiu, vjen Besfort Lamallari

Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ikën Toni Gogu, vjen Erjona Ismaili

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës Ikën Belinda Balluku, vjen Enea Karakaçi

Ministër i Mbrojtjes Ikën Pirro Vengu, vjen Ermal Nufi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB