Një shtetas gjerman është gjetur i pajetë në banesën e marrë me qira në lagjen “ Kongresi i Përmetit” në Fier.

Sipas burimeve paraprake policore i moshuari rreth 80 vjeç prej tre ditësh nuk kishte kontakte me familjarët  dhe miqtë që e shoqëronin në Fier, të cilët të alarmuar kanë njoftuar policinë.

Shtetasi Detlef Fertig, ndodhej në Fier prej 15 ditësh për turizëm dentar por ka humbur jetën.

Nga këqyrja paraprake e trupit i moshuari nuk ka shenja dhune, çka mendohet që vdekja mund të ketë qenë natyrale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, është gjetur pa shenja jete, në një banesë të marrë me qira, shtetasi gjerman D. F., rreth 80 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB