Në deklaratën e saj hapëse, Hillary Clinton e cilësoi procesin ndaj saj si “teatër politik partiak”, duke e quajtur atë një fyerje ndaj popullit amerikan.
Ajo deklaroi se komisioni ka zgjedhur ta marrë në pyetje atë, pavarësisht se, sipas saj, nuk e ka takuar kurrë Jeffrey Epstein dhe nuk ka pasur dijeni për krimet e tij. Sipas Clinton, kjo po bëhet për të shpërqendruar vëmendjen dhe për të mbuluar veprimet e presidentit Donald Trump.
Clinton akuzoi komitetin se po bën pak përpjekje për të marrë në pyetje dhe hetuar personat që, sipas saj, shfaqen më të përfshirë në dosjet e Epstein.
“Ky dështim institucional është ndërtuar për të mbrojtur një parti politike dhe një zyrtar publik, në vend që të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë për viktimat dhe të mbijetuarit, si dhe për publikun që dëshiron të shkojë deri në fund të kësaj çështjeje”, u shpreh ajo.
“Zemra ime thyhet për të mbijetuarit”, shtoi ajo.
Top Channel