Brazili në kaos nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet, numri i viktimave shkon në 46, 21 persona ende të zhdukur
Qeveria e Kubës tha se katër persona që hynë në ujërat kubaneze me një motoskaf të regjistruar në SHBA u qëlluan për vdekje nga rojet kufitare.
Në një deklaratë, ministria e brendshme e Kubës tha se pasagjerët e motoskafit hapën zjarr ndaj një anijeje të rojes bregdetare që iu afrua atyre.
Gjashtë pasagjerë të tjerë u plagosën në incident, i cili ndodhi pranë një ishulli në bregdetin verior të Kubës.
Në një deklaratë të postuar në X, ministria tha se anija e regjistruar në Florida, me numrin e regjistrimit FL7726SH, u zbulua pranë Cayo Falcones, në provincën qendrore Villa Clara sot në mëngjes.
Kur një anije kubaneze që mbante pesë anëtarë të rojes kufitare të ministrisë iu afrua anijes për identifikim, “ekuipazhi i motoskafit që shkeli rregullat hapi zjarr” dhe plagosi komandantin kubanez, tha deklarata.
Të plagosurit u evakuuan dhe iu dha ndihmë mjekësore.
🚨#SOSCuba ¡La dictadura en #Cuba acaba de atacar un buque de la Florida y ha asesinado a las personas abordo!
The dictatorship in #Cuba has just attacked a boat from Florida & murdered those on board.
This regime must be relegated to the dust bin of history! pic.twitter.com/dBqM9waOMy
— Rep. Carlos A. Gimenez (@RepCarlos) February 25, 2026
Top Channel