Qytetarët protestojnë përpara Ministrisë së Brendshme, kundërshtojnë për bllokimin e monopatinave
25/02/2026 11:50
Qytetarët kanë protestuar paraditen e sotme përpara Ministrisë së Brendshme, ku kundërshtojnë bllokimin e monopatinave.
Ata kërkojnë kthimin e të gjithë skuterave të sekuestruar në mënyrë të paligjshme, anulimin e vendimit abuziv të Ministres Koçiu për ndalimin e monopatinave elektrike dhe lejimin e tyre në qarkullimin rrugor.
Ndër të tjera ata kërkojnë dëmshpërblimin e bizneseve për dëmin ekonomik dhe qytetarëve për monopatinat e dëmtuara, si pasojë e mbajtjes në komisariate.
Teksa kanë kaluar 120 ditë nga bllokimi i monopatinave, Ministrja Brendshme tha se nuk do t’i lejojë.
Top Channel